VIDEO/ Asnjë si Napoli në Europë, mund torinezët dhe i merr kreun Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 20:31

VIDEO/ Asnjë si Napoli në Europë, mund torinezët dhe i merr kreun Milanit

Napoli vazhdon të jetë e pagabueshme në Serinë A duke arritur të sigurojë fitoren e 8-të në po kaq ndeshje në kampionat dhe duke mbajtur rekordin e vetëm në Europë si skuadra e pamposhtur ende në kampionat. 

napoli

Skuadra e Spaletit mposhti mes vuajtjesh 1-0 Torinon në një sfidë me penallti të humbur e gol të anuluar nga VAR.

Në pjesën e parë, kapiteni Insinje gaboi nga pika e 11-metërshit duke shpërdoruar një mundësi të artë për golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, goli i Di Lorencos u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej të vinte minuta e 81-të, ku heroi Osimhen dërgoi në rrjetë një pasim të Elmas duke i dhënë Napolit 3 pikët që e ngjisin në krye të Serisë A, ndërsa Milani zbret sërish në vendin e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"