VIDEO/ Asnjë qytet nuk është identifikuar si Napoli me Maradonën, shikoni çfarë bëjnë tifozët jashtë stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:08


VIDEO/ Asnjë qytet nuk është identifikuar si Napoli me Maradonën, shikoni çfarë bëjnë tifozët jashtë stadiumit

Është ringjallur shumë herë prej një jete të jetuar me tehun nën dhëmbë, në fije të perit dhe nuk po flasim për atë çfarë ofroi brenda fushës së lojës. Por këtë herë nuk ia doli! Dhe e gjithë bota qan më të madhin e të gjithëve, pse jo me një top në këmbë, apo me çdo gjë sferike, me të cilën Diego Armando Maradona dinte të bënte magjira.

NAPOLI PER MARADONEN

Asnjë qytet nuk është identifikuar kurrë si Napoli me Diegon, ngjashmëri të mëdha në të gjitha kontradiktat e tyre. Familje dhe dashnorë! Bukuri dhe shpërdorim! Dashuri dhe drogë! Në sfondin e kësaj aventure mund të qëndrojë hakmarrja ndaj të fundmëve, lufta kundër padronëve, të futbollit dhe jo vetëm.

I paharrueshëm, refuzimi ndaj Juventusit… Diego jetoi qytetin në çdo skaj, por edhe nëntokën e sipërfaqen, duke zbritur në zonat më të errëta, por duke dhuruar në të njëjtën kohë periudhën më solare…

Sot e kësaj dite ekziston një gjeneratë Diego Maradonash, tashmë mbi 30- vjeçarë, të cilët mund të shijojnë dhe adhurojnë ato gjeste, gdhendje, piktura, që jetojnë në çdo pjesë të qytetit. Nga një murales deri te altari, sepse në Napoli Maradona ishte, ka mbetur dhe do të mbesë më shumë sesa thjesht një futbollit. Prej vitesh, nëse një napolitan arrin të bëjë diçka madhështore në jetën e tij, përdorin shprehjen “në nivelin e Maradonës”.

Pikërisht tifozët e Napolit, ditën e sotme, para ndeshjes në Ligën e Europës, ndaj Rijekës, kanë rrethuar stadiumin, që tashmë do mbajë emrin e legjendës argjentinase dhe në nderim të tij, kanë ndezur flakadanë duke brohoritur emrin e idhullit të tyre.


PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/