VIDEO / Askush nuk ka dyshime për gafën e javës, pretendentëve nuk u falet një gabim i tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 19:36

VIDEO / Askush nuk ka dyshime për gafën e javës, pretendentëve nuk u falet një gabim i tillë

Partizani për të dytën javë me radhë paguan gabimet apo, më saktë, gafat në fazën mbrojtëse.

bandicam 2021-09-21 19-34-24-108

Mosmarrëveshja mes mbrojtësit Damçevski dhe portierit Hoxha solli golin e barazimit të korçarëve pak sekonda pas kalimit të “demave” në avantazh.

Mbrojtësi maqedonas bëri një gabim amator, pasi në vend që t’i bllokonte rrugën Elvi Berishës dhe t’i jepte kohë Hoxhës të kontrollonte topin, Damçevski ia bën autostradë sulmuesit të Skënderbeut për të barazuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"