VIDEO / Asisti i parë i sezonit është perfekt, Çekiçi nuk ndalet në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 19:05

VIDEO / Asisti i parë i sezonit është perfekt, Çekiçi nuk ndalet në Turqi

Endri Çekiçi ka qenë protagonist sot në fitoren e skuadrës së tij Koniaspor kundër Kaiserispor me rezultatin 2-0 në Superligën turke. Mesfushori 24-vjeçari luajti si zakonisht titullar dhe zhvilloi një paraqitje të mirë, ku që në minutën e 8-të dha një asist perfekt për Serdar Gyrler, për golin e 1-0.

cekici asisst

Më pas në fundin e pjesës së parë ishte mesfushori Haxhiametoviç që dyfishoi rezultatin. Çekiçi u zëvendësua në minutën e 80-të. Me këtë fitore Koniaspori ngjitet në vendin e 5-të me 17 pikë, po aq pikë sa Beshiktashi. Gjithashtu, edhe futbollisti i Kosovës, Jetmir Topalli ka zhvilluar një ndeshje shumë të mrië, edhe pse ekipi i tij, Instabulspor humbi me rezultatin 3-2 ndaj Keçiorengyçy.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"