VIDEO/ Asist dhe gol, Lenjani vazhdon të dhurojë spektakël në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2019 | 19:40

VIDEO/ Asist dhe gol, Lenjani vazhdon të dhurojë spektakël në kampionat

Ermir Lenjani, ka shënuar sërish në ndeshjen mes Sionit dhe Luzernit. Lojtarit shqiptar i kanë mjaftuar vetëm nëntë sekonda të gjejë golin e avantazhit për Sionin. Forma e tij është shumë e mirë, pasi në mesjavë shënoi një dopietë.

lenjaniKy është goli gjashtë në këtë sezon për futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Lenjani ka goditur jashtë zone me të djathtën dhe topi ka shkuar në cepin e portës duke mos i lënë hapësira portierit të reagoi.

Mos grumbullimi nga Panuçi për ndeshjet e muajt që lamë pas e ka motivuar së tepërmi Lenjanin, i cili nuk ndalon së shënuari. Gjithashtu  lojtari shqiptar ka dhënë dhe asistin e 10-të në këtë sezon, pasi ka shërbyer për Uldriks që shënon golin e barazimit.

Sfida momentalisht është në shifrat 2-2.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"