VIDEO/ Asani jep “show” në ndeshjen e Partizanit, futbollisti shënon me stil “Panenka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 19:16

VIDEO/ Asani jep “show” në ndeshjen e Partizanit, futbollisti shënon me stil “Panenka”

Partizani nisi sezonin e ri 2020-2021 me fitoren ndaj Ilirsë 5-0 në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. Futbollisti i të kuqve Jasir Asani realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 38-të me penallti në stilin “Panenka”.
asani melo

25-vjeçari ekzekutoi qetësisht 11-metërshin në minutën e 38-të sfidës duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar të ndalonte goditjen. Në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Partizani përballet me Apoloninë, ndërsa në kampionat e nis kundër Kastriotit ditën e mërkurë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"