VIDEO/ “As një top nuk jep dot o copë m**i”, futbollisti i Dortmundit shpërthen në ofendime ndaj shokut të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2022 | 16:29

VIDEO/ “As një top nuk jep dot o copë m**i”, futbollisti i Dortmundit shpërthen në ofendime ndaj shokut të tij

Në futboll ndodh shpesh që lojtarët të acarohen me njëri tjetrin, qoftë për rezultatin, apo dhe për një veprim të gabuar. Një rast i tillë ka ndodhur në sfidën e Ligës së Europës mes Reinxhërs dhe Dortmundit.

reinxhers

Në minutën e 78 Niko Shulz, lojtar i Dortmundit i dha një pasim shokut të tij të skuadrës, Jud Belingam. Por topi i dhënë nuk ishte në mënyrën e duhur dhe kjo shkaktoi irritim tek Belingam, i cili nuk kurseu ofendimet ndaj shokut të tij të skuadrës.

“As një m*t pasi nuk jep dot, o copë m**i!! Çdo herë kështu ndodh.”, ishin fjalët e Belingam.

Ky moment ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"