VIDEO/ As kundërshtarëve nuk i besohet, Bersant Celina shënon eurogol në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 17:32


VIDEO/ As kundërshtarëve nuk i besohet, Bersant Celina shënon eurogol në Angli

Pasditen e sotme, mesfushori shqiptar Bersant Celina është bërë protagonist duke shënuar një perlë në ligën e dytë angleze të futbollit.

celina

25-vjeçari stopoi bukur një top në minutat shtesës të pjesës së parë, duke dërguar nja parabol të pakapshme për portierin e Krjus që nuk kishte asnjë shans ta priste.

Lojtarët miq vendosën duart në kokë duke mos e besuar golin që kishte shënuar shqiptari.

Realizimi i Celinës është bërë viral në rrjetet sociale duke u komentuar jo pak. Ky është goli i 4 për shqiptarin këtë sezon me fanellën e Ipsuiçit ndërkohë që ka dhënë dhe 3 asist.

PANORAMASPORT.AL