VIDEO/ Arsenali triumfon ndaj Evertonit në një ndeshje spektakolare, ekipi i Artetës vazhdon me formën e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 19:37

VIDEO/ Arsenali triumfon ndaj Evertonit në një ndeshje spektakolare, ekipi i Artetës vazhdon me formën e mirë

Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 3-2 Evertonin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier Ligë.ars

Një ndeshje me të vërtetë spektakolare, nga fillimi deri në fund. Evertoni kaloi i pari në avantazh me Klavert-Leuin, i cili shënoi që në minutën e parë. Arsenali u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit dhe e gjeti në minutën e 27’.

Ishte Nketiah që shënoi për “Topçinjtë”, 6 minuta para se Obamejang të shënonte golin e avantazhit, pas një pasimi të marrë nga David Luiz. Të gjithë menduan se skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes me avantazhin e vendasve, por nuk ishte i këtij mendimi Riçarlison, i cili shënoi në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. eve

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Obamejang shënoi në minutën e 46’, me kokë pas një krosimi të marrë nga Pepe. Këtë avantazh të besuarit e Artetës e ruajtën deri në fund, teksa morën një fitore shumë të rëndësishme e cila i ngjit në vendin e 9-të me 37 pikë, ndërsa Evertoni mbetet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e 11-të.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"