VIDEO/ Arsenali “shtyp” Njukasëllin në shtëpi, “topçinjtë” nuk e diskutojnë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 19:33

VIDEO/ Arsenali “shtyp” Njukasëllin në shtëpi, “topçinjtë” nuk e diskutojnë fitoren

Arsenali ka marrë një fitore me rezultatin 4-0 ndaj Njukasëllit, në shtëpi duke u rikthyer më në fund te sukseset.

arsenal

“Topçinjtë” pjesën e parë e mbyllën në një barazim 0-0, ndërsa në të dytën kanë hyrë me shumë vrull në fushë. Në minutën e 54-të Aubamejang ka gjetur rrugën e rrjetës dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.

Ndërkaq tre minuta më vonë, ishte Pepe ai që dyfishoi. Në minutat 90-të dhe 95-të, Ozil e Lakazetë, e kthyen në festë ndeshjen e sotme ndaj Njukasëllit.


Më herët pasditen e sotme Totehemi mundi Aston Vilën në fyrmën e fundit me rezultatin 2-3.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"