VIDEO/ Arsenali për “notën 10”, përmbys Lestërin dhe nuk i ndahet kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 23:03

VIDEO/ Arsenali për “notën 10”, përmbys Lestërin dhe nuk i ndahet kreut

Arsenali fitoi në ndeshjen e javës së 9-të në Premier Ligë, ndaj Lestërit me përmbysje. Autogoli i Belerin i shërbeu miqve të kalonin në avantazh në minutën e 31-të, por pak para se të mbyllej pjesa e parë, Ozil çoi “topçinjtë” në barazim në dhomat e zhveshjeve.

arsenal

Më pas, në minutat 63 dhe 66, ishte Aubamejang që i vetëm përmbysi gjithçka, dhe çoi Arsenalin në vendin e katërt, me 21 pikë, vetëm dy më pak se kryesuesit e Liverpulit dhe Sitit. Kjo ishte edhe fitorja e 10-të radhazi për ekipin e Unai Emeri, në të gjitha kompeticionet, fitore e cila konfirmon formën mjaft të mirë të londinezëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"