VIDEO/ Arsenali nuk zhgënjen, “topçinjtë” e Artetës e nisin me fitore sezonin e ri të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 22:59

VIDEO/ Arsenali nuk zhgënjen, “topçinjtë” e Artetës e nisin me fitore sezonin e ri të Premier Ligës

Arsenali i Mikel Artetës, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier Ligën angleze. “Topçinjtë”, mposhtën në javën e parë të kampionatit vendasit e Kristal Palas me rezultatin e pastër 0-2.

Arsenal

Braziliani Martineli zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Arsenalit, teksa në minutën e 85-të, mbrojtësi i Kristal Palas, Guehi, shkaktoi autogol në portën e tij, duke vulosur përfundimisht shifrat në 0-2.

Në javën e dytë të Premier Ligës, Arsenali do të presë Lestërin në shtëpi, teksa Kristal Palas do të përballet me Liverpulin në “Anfield”

FT Kristal Palas 0-2 Arsenal

Martineli 20′, Guehi (autogol) 85′

GOLI I MARTINELIT: VIDEO

AUTOGOLI I GUEHI: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE:

434234

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"