VIDEO/ Arsenali harron të fitojë, “Topçinjve” nuk i mjafton dopieta e Obamejangut ndaj vendit të parafundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 17:15

VIDEO/ Arsenali harron të fitojë, “Topçinjve” nuk i mjafton dopieta e Obamejangut ndaj vendit të parafundit

Arsenali ka harruar të fitojë në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ditën e sotme nga Noruiçit.ARSENAL

Ishte Puki që kaloi vendosit në avantazh, teksa shënoi në minutën e 21’ pas një devijimi  nga mbrojtësit kundërshtar.  Megjithatë ky avantazh zgjati pak, pasi në minutën e 28’ Obamejang vendosi baraspeshën me anë të një penalltie. Kur skuadrat po përgatiteshin të shkonin në dhomat e zhveshjes, ishte Kantuell, i cili në minutën e 46’ shënoi për Noruiçin.

Sapo nisi pjesa e dytë, Arsenali u hodh i gjithi në sulm dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 57’. Ishte përsëri Obamejang i cili arriti të dërgojë në rrjetë një top të ngelur në zonë. Pas kësaj ndeshje Arsenali renditet në vendin 8 me 19 pikë, ndërsa Nouriç renditet në vendin e 19 me vetëm 11 pikë.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Uolvesi dhe Shefilldi u ndanë në barazim me rezultatin 1-1. Pas kësaj ndeshje “Ujqërit” renditen në vendin e 6 me 20 pikë, ndërsa Shefilldi në vendin e 7 me 1 pik më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"