VIDEO/ Arsenali mund Sitin 2-1, vetëm dy pikë larg kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 22:47

VIDEO/ Arsenali mund Sitin 2-1, vetëm dy pikë larg kryesuesve

UPDATE/ Arsenali ka fituar sfidën ndaj ndjekësit të tij kryesor, Mançester Sitit, me rezultatin 2-1. Fitorja e arritur mbrëmjen e së hënës e afron skuadrën vetëm 2 pikë larg Leçester Sitit, i cili kryeson renditjen e Premier Ligës me 38 pikë.

4871Arsenali kryesoi 2-0 ndaj Mançester Sitit në pjesën e parë, në ndeshjen e luajtur për javën e 17 të Premier Ligës.

Uollkot shënoi golin e parë për skuadrën në minutën e 33′. Sulmuesi anglez realizoi një supergol që i dha dhe avantazhin skuadrës.

Ndërkohë, në minutën e fundit të pjesës së parë, Zhirud shënoi golin e dytë për vendasit.

Situata u ndërlikua për vendasit pas golit të shënuar nga Tour në minutën e 82′. Edhe pse arbitri dha 4 minuta shtesë, vendasit ruajtën rezultatin e ngushtë 2-1 deri në fund të takimit.

All Goals – Arsenal 2-1 Manchester City – 21-12-2015 from Panorama Sport on Vimeo.

RENDITJA:

Untitled-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"