VIDEO/ Arsenali katastrofë, Brajtoni e mund brenda në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 23:10

VIDEO/ Arsenali katastrofë, Brajtoni e mund brenda në shtëpi

Arsenali nuk di të fitojë, edhe pas shkarkimit të Unai Emeri. “Topçinjtë” u mundën mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Premier Ligës, në shtëpi me shifrat 1-2 nga Brajtoni.

brajton

Me trajnerin e përkohshëm Ljungberg në krye, Arsenali u ndëshkua në fakt që në minutën e 36-të nga Uebster, pas një topi që mbeti në zonë në zhvillimet e një goditje këndi.

Londinezët u dukën sikur do reagonin, pasi në minutën e 50-të, ishte Lakazet ai që barazoi shifrat. Gjithsesi, Brajtoni konfirmoi surprizën me golin e Mopai me kokë në minutën e 80-të, duke i shtangur të gjithë në “Emirates”.

Tashmë Arsenali mbetet në vendin e 10-të në renditje, me vetëm 19 pikë pas 15 takimesh, plot 10 më pak se vendi i katërt që të siguron Champions League.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"