VIDEO/ Arsenali dominon, por Atletiko nuk dorëzohet deri në fund. Gjithçka vendoset në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 23:24

VIDEO/ Arsenali dominon, por Atletiko nuk dorëzohet deri në fund. Gjithçka vendoset në Spanjë

Arsenali dhe Atletiko e Madridit e mbyllën në një barazim 1-1 sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Europës. Që në 10 minutat e para, skuadra spanjolle mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas 2 kartonave të verdhë të Vrsaljko, por edhe Simeone u përjashtua nga pankina për protesta ndaj gjyqtarit.

grizman

Ndeshja pa gjithë kohës Arsenali dominues, teksa humbi edhe shumë raste shënimi para portës në pjesën e parë. Me fillimin e të dytës, ishte Lakazet ai që zhbllokoi me kokë. Ekipi i Venger provoi sërish, por pa gjetur rrugën e rrjetës, deri kur në minutën e 82-të, nga një gafë mes mbrojtësve londinezë, përfitoi Grizman, që nuk fali dhe shënoi golin e barazimit.

Deri në fund nuk pati më raste, dhe takimi u mbyll 1-1, me ekipin që do të kalojë në finale që do të vendoset vetëm në sfidën e kthimit në Spanjë.

 

 

Arsenal-Atletiko Madrid 1-1

Gol: Lakazet 61′ / Grizman 81′

Grizman 81′

Lakazet 61′

KK: Vrsaljko 9′ (2verdhë), Trajneri Simeone përjashtohet 12′

 

 

FORMACIONET

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"