VIDEO/ Arsenali dominon lojën, Mançesteri merr pikët. Murinjo cinik mposht Vengerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 20:26

VIDEO/ Arsenali dominon lojën, Mançesteri merr pikët. Murinjo cinik mposht Vengerin

Arsenali dhe Mançesteri zhvilluan një shfaqje fantastike, në ndeshjen e kësaj jave në Premier Ligë. Takimi u dominua me raste dhe lojë nga “topçinjtë”, por në fund, ishin miqtë nga Manncesteri ata që u treguan cinik, dhe morën 3 pikët, edhe pse duke u mbrojtur, dhe vetëm duke kundërsulmuar.

mancesteri

Ekipi i Murinjos kaloi dy herë në avantazh sapo filloi takimi, me Valencian në minutën e 4-t, dhe Lingard në të 11-tën. Arsenali provoi në pjesën e parë, por De Gea e mbajti portën të paprekur.

Me fillimin e të dytës, Lakazet ngushtoi shifrat, por përsëri, në të 63-tën, Lingard vulosi fitoren, përsëri me një kundërsulm. Pogba u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74-t, por shifrat mbetën të pandryshuara deri në fundin e takimit, me De Gean që bëri heroin në disa raste.

Tashmë, Mançester Junajtid blindon vendin e dytë në klasifikim, me 35 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e 5-të, me vetëm 28 pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"