VIDEO/ Arsenali arrin fitoren e parë në Premier League, sa shumë kartona të kuq në 4 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 17:56

VIDEO/ Arsenali arrin fitoren e parë në Premier League, sa shumë kartona të kuq në 4 ndeshje

Arsenali arriti fitoren e parë në Premier League këtë sezon, teksa në javën e tretë, mundi me përmbysje , 3-1, ekipin e Uest Hem. Ishin miqtë që shënuan në të 25-tën me Arnautoviç, por vetëm 5 minuta më vonë, barazoi Mondreal. Në të 70-tën, gjithçka u përmbys falë një autogoli të Diop. Më pas, në të 93-tën, pati kohë edhe për një gol të Uellbek.

arsenal

Në sfidat e tjera, Bërnmuth dhe Everton, e mbyllën në një barazim 2-2, ndërkohë që të dy ekipet u ndëshkuan edhe me nga një karton të kuq. Barazim përfundoi edhe sfida mes Hadërsfilld dhe Kardif, ku ekipet nuk gjetën asnjëherë rrugën e rrjetës. Ndërkohë, karton të kuq pati edhe për vendasit në këtë ndeshje.

Lestër Siti, arriti një fitore në frymën e fundit, teksa fitoi 1-2 ndaj Sauthempton, pas golit të Meguajër në limite, gol që i dha edhe fitoren e dytë në këto 3 ndeshje të para. Nuk mungoi edhe në këtë takim kartoni i kuq, ku për vendasit u ndëshkua Hojbjerg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"