VIDEO / “Armiku” i Florian Markut tregon forcën, fitore rrufe që në raundin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2022 | 21:51

VIDEO / “Armiku” i Florian Markut tregon forcën, fitore rrufe që në raundin e dytë

Florian Marku nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u ndeshur në ring me britanikun Konor Ben. Shpeshherë ai ka sfiduar hapur 25-vjeçarin duke marrë vetëm përgjigje negative nga djali i legjendës Najxhëll Ben, i cili vazhdon të jetë i pamposhtur deri tani në ringun profesionist.

Florian-Marku1

Ai e ka ruajtur këtë status të shtunën në darkë me një fitore mbresëlënëse ndaj Kris van Herden, të mbyllur në vetëm dy raunde. Ben e shihte këtë si një sfidë të fortë, por që në fillimin e raundit të dytë vuri kundërshtarin e tij përpara me një breshëri grushtesh duke e rrëzuar në tokë dhe duke detyruar gjyqtarin të ndërpriste sfidën.

Kështu, Konor Ben çoi në 21 fitore e 0 humbje bilancin e tij në ringun profesionist, ku tani është kthyer ndër sfiduesit kryesorë për ata që mbajnë brezin e kampionit në konferenca të ndryshme. Promotorët e tij i kanë premtuar që dueli i radhës do të jetë një sfidë e madhe me një kampion, ndaj duket se Florian Marku duhet të presë momentin e tij për ta sfiduar në ring. Megjithatë, nëse boksieri shqiptar vazhdon të jetë gjithashtu i pamposhtur me një seri fitoresh, kjo përballje nuk duket e largët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"