VIDEO/ Armando Sadiku në versionin CR7, bomberi i Kombëtares vrastar në… stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 21:41

VIDEO/ Armando Sadiku në versionin CR7, bomberi i Kombëtares vrastar në… stërvitje

Armando Sadiku mezi pret rifillimin e sezonit. Bomberi i Kombëtares, është më i uritur se kurrë, teksa këtë gjë e vërteton forma e jashtëzakonshme në stërvitje.

sadiku-1

28-vjeçari nga Elbasani  ka postuar në rrjetet sociale një video të tijën nga seanca e sotme stërvitore ku kishte tundur rrjetën vazhdimisht.

Ajo që binte në sy, përvecc golave në stërvitje, ishte eedhe modeli i ri i flokëve të Sadikut, ku sulmuesi duket se ka “kopjuar” yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldo.

Kujtojmë që para se të pezullohej kampionati për shkak të Koronavirusit, Sadiku ishte duke kaluar një formë të shkëlyqer, ku në shumicën e ndeshjeve, ishte protagonist, me golat e realizuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"