VIDEO / Argjentinë-Brazil mbyllet gjithmonë me polemika, Tite: Jam person i edukuar, përndryshe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 17:26

VIDEO / Argjentinë-Brazil mbyllet gjithmonë me polemika, Tite: Jam person i edukuar, përndryshe…

Ndeshja mes Argjentinës dhe Brazilit, klasikja e futbolli të Amerikës së Jugut , nuk shmang kurrë polemikat. Kështu ka qenë edhe ndeshja e luajtur mbrëmë, e cila u mbyll në barazim pa gola, po ku nuk munguan episodet e diskutueshme.

asasas

Një prej tyre ishte një goditje më bërryl e Otamendi ndaj Rafinja që nuk u ndëshkua nga gjyqtari e as nuk u sinjalizua nga VAR. Episod që ka acaruar shumë brazilianët. Këtë pakënaqësi e shprehu hapur pikërisht trajneri Tite pas ndeshjes.

“Është e pamundur që të mos shihet ajo goditje me bërryl e Otamendi ndaj Rafinja. VAR nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë, Është e pakuptueshme. E pakuptueshëm në fakt nuk është termi që do të dëshiroja që të përdorja, E thashë vetëm sepse jam një person i edukuar”, Ishte komenti i trajnerit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"