Video/ Argjentina nuk ndjen mungesën e Mesit, 3 gola në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 10:14

Video/ Argjentina nuk ndjen mungesën e Mesit, 3 gola në miqësore

Argjentina ka fituar miqësoren me Guatemalën me rezultatin 3-0. Mungesa e madhe e këtij takimi ishte Lionel Mesi. Tekniku Skaloni ka marrë një fitore bindëse me 3 gola që u shënuan në pjesën e parë.

lo-celso-cropped_1s992ow6sxiaz1lk8sjp9glxtc

Argjentina kishte një rikthim të madh në grumbullim, Mauro Ikardi, por që nuk u preferua nga trajneri. Serinë e golave e hapi Martinez në minutën 27-të nga pika e pardhë. Në minutën e 35-të Lo Selso dyfishoi dhe 1 minutë përpara përfundimit të pjesës së parë ishte Xhovani Simeone ai që mbylli llogaritë. Ky i fundit ishte në grumbullimin e tij të parë. Pjesa e dytë ka qenë një minutazh për të testuar disa futbollistë si Askakibar, Franko, Vaskez apo Kaneman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"