VIDEO/ Argjentina e kthen në tenis, fitore e thellë përballë Ekuadorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 19:05

VIDEO/ Argjentina e kthen në tenis, fitore e thellë përballë Ekuadorit

Argjentina fitoi me shifrat e thella 6-1, miqësoren e zhvilluar përballë Ekuadorit në Elçe të Spanjës.

argjentina

Takimi nuk pati shumë histori, teksa që në pjesën e parë, ekipi i Skalonit shënoi plot tri herë. Alario zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, me kokë pas një goditje këndi. Vetëm 7 minuta më vonë, Espinoza shënoi një autogol për Ekuadorin, ndërsa në të 32-tën Paredes nga pika e bardhë e penatllisë, gjeti edhe golin e tretë për kombëtaren “albiçeleste”.

Ekuadori u duk se do reagonte, kur në minutën e 49-të, Mena Delgado realizoi një gol mjaft të bukur, direkt nga goditja e dënimit. Gjithsesi, në minutat e mbetura argjentinasit shënuan edhe tri herë të tjera.

Pecela shënoi të katërtin në minutën e 66-të, ndërsa në të 82-tën ishte Dominguez me një të djathtë të fortë nga hyrja e zonës. Rezultatin tenistik e kompletoi Okampos në minutën e 86-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"