VIDEO/ Arbitri ndalon ndeshjen, tifozët hedhin gaz lotsjellës në fushën e blertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 11:48

VIDEO/ Arbitri ndalon ndeshjen, tifozët hedhin gaz lotsjellës në fushën e blertë

Tuluza ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin 4-2 ndaj Montpeliesë, e vlefshme për javën e 9 të Ligue 1 franceze.

Në minutën e 58′ ka ndodhur diçka e pahijshme nga tifozët.

Një grupim tifozësh kanë hedhur në drejtim të fushës së blertë gaz lotsjellës.

Menjëherë të gjithë që ishin prezent në fushë filluan duke pasur pasojat e gazit lotsjellës dhe arbitri e ndaloi ndeshjen deri sa situata të shkonte drejt normalitetit.

Futbollistët dhe stafet teknike përfituan nga kjo ndalesë duke konsumuar ujë për të hequr disi efektin e gazit lotsjellës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"