VIDEO/ Arbitri i finales i bëri lëmsh të gjithë: Rusinë apo “Coca-Cola”?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 20:49

VIDEO/ Arbitri i finales i bëri lëmsh të gjithë: Rusinë apo “Coca-Cola”?

Gjyqtari argjentinas i finales, Nestor Pitana, përveç rasteve të diskutueshme në fushën e lojës, pati edhe një moment të çuditshëm gjatë hedhjes së shortit para nisjes së takimit.

arbitri shorti

Në fakt, bëhet fjalë për monedhën e shortit kur lojtarët zgjedhin fushat. Monedha ishte e personalizuar enkas për finalen, nga njëra anë me pamje të Rusisë, ndërsa ana tjetër me logon e Coca-Cola, sponsor i këtij Botërori.

Fitues u shpall ana e pijes freskuese, dhe kapiteni Loris i Francës që e kishte zgjedhur, vendosi të qëndronte nga ana e majtë e fushës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"