VIDEO/ Arbitri i anuloi një gol, shpërthen Rexhinaldo: Turp për atë vendim, vetëm anësori e pa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 18:09

VIDEO/ Arbitri i anuloi një gol, shpërthen Rexhinaldo: Turp për atë vendim, vetëm anësori e pa

Rexhinaldo i siguroi barazimin 1-1 Kukësit ditën e sotme në ndeshjen ndaj Teutës, por në minutën e 34-t, vetëm pak pasi Teuta kishte shënuar me Kamara, ishte Rexhinaldo që barazoi, por anësori e anuloi golin për pozicion të parregullt të sulmuesit.

Pamjet filmike tregojnë që mozambikasi është brenda lojës, dhe për këtë rast ai ka reaguar vetë në Instagram, ku nuk e fsheh zhgënjimin për këtë vendim. “I lumtur që shënova një gol dhe që ndihmova ekipin të barazojë ndeshjen. Ishte turp që më anuluan golin e parë, të cilin vetëm anësori e pa(si të parregullt). Sidoqoftë, do vazhdoj të punoj dhe jam i sigurt që do arrijmë objektivat tona. Forca Kukësi.” – shkruan Rexhinaldo në Instagram.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"