VIDEO/ Arbër Çyrbja dhuron spektakël në Kosovë, shikoni golin fantastik të realizuar me fanellën e Gjilanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 17:49

VIDEO/ Arbër Çyrbja dhuron spektakël në Kosovë, shikoni golin fantastik të realizuar me fanellën e Gjilanit

Gjilani i Ismet Munishit, arriti të triumfonte me rezultatin 5-1, në sfidën ndaj Besës së Pejës. Protagonist në këtë triumf, ishin plot 4 ish-futbollist të Superiores, Progni, Useini, Hila dhe Çyrbja, spikat ky i fundit, i cili realizoi një gol mjaft të bukur me gjysëm roveshatë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

27-vjeçari durrsak tundi rrjetën në minutën e 25-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e Gjilanit. Një gol të bukur realizoi edhe Progni nga goditja e dënimit në minutën e 60-të, duke ngritur shifrat në 3-1. Me këtë fitore, skuadra bardhekuqe, u ngjit në kuotën e 27-të pikëve, duke u renditur në vendin e 4-t.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"