Video/ Apolonia U19 nuk ia del ndaj kroatëve në Ligën e Kampionëve për të rinj, mundet në ndeshjen e parë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2022 | 21:49

Video/ Apolonia U19 nuk ia del ndaj kroatëve në Ligën e Kampionëve për të rinj, mundet në ndeshjen e parë në shtëpi

Apolonia U19 nuk ia ka dalë të sigurojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Youth League, Ligës së Kampioneve për të rinj. Fierakët, janë mposhtur sot në shtëpi me shifrat 3-0 nga skuadra e Hajduk Split.

goli

Përtej dëshirës së futbollistëve të rinj të skuadrës fierake dhe mbështetjes nga tifozeria, ka qenë Hajduk që është shfaqur më ngulmues dhe i është afruar disa herë golit, derisa e gjeti atë me Vrçiç në gjysmën e pjesës së parë. Kjo ia bëri më të thjeshtë punën për të administruar sfidën dhe për të shënuar më pas edhe dy gola të tjerë për të vulosur ndeshjen e siguruar një rezulatat që ia bën më të thjeshtë kualifikimin.

REZULTATI

APOLONIA U-19 0–3 HAJDUK SPLIT U-19

28′ Vrçiç, 54′ Antunoviç, 63’ Brajkoviç 

NGJARJET KRYESORE

63’ Brajkoviç shënon goli e tretë duke çuar rezultatin në 0-3.

54′ Antunoviç shënon golin e dytë për kroatët duke çuar rezultatin në 0-2.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Dolonga ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38′ Kurti provoi me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Buljan.

32′ Lutaj provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij ndalt nga Buljan.

28′ Vrçiç arrin të ndëshkojë fierakët me anë të një gjuajtje me kokë për të çuar rezultatin në 0-1.

21′ Lutaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

20′ Lutaj provon nga distanca, por tentativa e tij devijohet nga Buljan.

19′ Çapan provon me një gjuajtje nga distanca, por Bega e kontrollon pa probleme.

6′ Prpiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA U-19 – HAJDUK SPLIT U-19

132132132

APOLONIA U-19: Bega, Cakaj, Borova, Kurti, Pali, Rakipaj, Topi, Lutaj, Mezani, Maksuti, Trifoni.

Trajner: Bledar Borova

HAJDUK SPLIT U-19: Buljan, Dolonga, Juriç-Petrasilo, Prpiç, Hrgoviç, Semiga, Çapan, Klariç-Kukuz, Vrçiç, Antunoviç, Brajkoviç.

Trajner: Marijan Budimir

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"