Video/ Apeli i yllit të Mançester Sitit: Ja si mund të shpëtojmë jetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 20:34

Video/ Apeli i yllit të Mançester Sitit: Ja si mund të shpëtojmë jetë

Sulmuesi i Mançester Sitit, Rahem Stërling i ka bërë një lutje të dëshpëruar fansave të tij, duke i kërkuar që të dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqim dhe ilaçe, ose për të bërë ushtrime.

Sterling

25 vjeçari anglez shprehet në një video në Instagramin e tij se vetëm duke respektuar rregullat kufizuese i vihet në ndihmë Sherbimit të Shëndetit Kombëtar (NHS).

Sterling

“Duhet të rrini në shtëpi, sepse vetëm kështu e ndihmojmë NHS-në tonë. Dilni nga shtëpia vetëm nëse duhet të blini ushqim dhe ilaçe, apo duhet të bëni ushtrime.

NHS-ja ka kryer një punë fantastike, prandaj le ta ndihmojmë të vazhdojnë këtë gjë, duke qëndruar në shtëpitë tona. Në këtë mënyrë mbrojmë NHS-në dhe shpëtojmë jetë. Dhe si mund të shpëtojmë jetë? Duke qëndruar në shtëpi. Hë pra tani djema,” shkruan Stërling tepër i dëshpëruar nga ata që dalin pa arsye nga shtëpia.

skysports-raheem-sterling-england_4356151


View this post on Instagram

Stay Home. Protect the NHS. Save Lives. #stayhomesavelives

A post shared by Raheem Sterling x ? (@sterling7) on

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"