VIDEO / Ankesa e Mesit ndaj lojtarit që e “fshiu” nga fusha: Kjo është punë m…
Pablo Mafeo është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Spanjë këtë fundjavë, pasi arriti të bënte atë që pakkush kishte bërë më parë, të zhdukte thuajse plotësisht nga fusha e lojës Lionel Mesin. Futbollisti 22-vjeçar i Gironës ishte udhëzuar nga trajneri që të mos i ndahej “Pleshtit” në asnjë moment, duke e vënë në vështirësi dhe duke mos i dhënë atij mundësinë që të rrezikonte portën e skuadrës së tij, edhe pse kjo e fundit mbylli ndeshjen me një humbje 3-0.
Kamerat televizive në stadium kanë zbuluar një tjetër dialog mes futbollistit të ri dhe argjentinasit, të cilin vetë Mafeo ua tregoi me krenari shokëve në pankinë pasi ishte zëvendësuar në minutën e 78 të ndeshjes.
Maffeo y Messi, Messi y Maffeo. La historia completa, esta noche en @ElDiaDespues. #Minuto0 pic.twitter.com/50TdoLjK3C
— Movistar Minuto #0 (@MovistarMinuto0) September 25, 2017
“A e dini çfarë më tha? Të luash kështu është punë m…”, ishin fjalët e Mafeos që u filmuan nga kamerat televizive.
Futbollisti kishte treguar për gazetarët pas ndeshjes në fjalë se gjatë takimit, Mesi kishte kaluar kohën duke e pyetur sa vjeç ishte dhe nëse ishte e vërtetë se ishte huazuar nga Mançester Siti. Në fund lojtari pranoi me çiltërsi se nuk ia kishte kërkuar as fanellën argjentinasit. “I kisha premtuar një shoku që do i merrja atë të Ter Shtegen”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"