VIDEO/ Anglia pa mëshirë, i shënon 4 gola Kosovës në “Fadil Vokrri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 19:51

VIDEO/ Anglia pa mëshirë, i shënon 4 gola Kosovës në “Fadil Vokrri”

Anglia mposhti Kosovën me rezultatin 0-4 në ndeshjen e fundit të Grupit A, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kejn

Në një atmosferë fantastike, ku spikati mikpritja e jashtëzakonshme e tifozëve “dardanë”, “3 luanët” u treguan të pamëshirshëm duke i shënuar plot 4 gola Kosovës.

EJlvh5CXsAMFfpz

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e 1 goli. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Anglia shënoi edhe 3 gola të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

FT| KOSOVË-ANGLI 0-4

KOMENTI LIVE: 

90+1′ GOL ANGLIA 0-4/ Tjetër gabim i futbollistit Dresheviç! Futbollisti i Çelsit, Maunt nuk fal duke shënuar golin e 4-t! 

83′ GOL ANGLIA 0-3/ Rashford trefishon rezultatin. Pas një asist nga Stërling, sulmuesi i Mançester Junajtid ka gjuajtur thjeshtë nga brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e Muriç! 

79′ GOL ANGLIA 0-2/ “3 luanët” nuk falin. Pas një gabimi në mbrojtje i Fidan Alitit, kapiteni Herri Kejn nuk ka falur, duke dyfishuar shifrat! 

76’ Tjetër mundësi e artë për Kosovën me anë të Rashicës që del thuajse i vetëm përballë portierit dhe godet portën por gardiani anglez e largon topin në këndore. 61’ Anglia rrezikon seriozisht portën e Anglisë tashmë teksa shërbehet nga Arnold në zonë dhe provon portën por topi ndalet në shtyllë!

Përfundon pjesa e parë! 

44’ Goditje këndi për Kosovën aty ku kroson Celina por largon mbrojtja mike dhe më pas Sterling mbyll Rashicën.

35′ Hadërgjonaj nga e djathta ka mundësi të mirë dhe provon krosimin por topi shkon në duart e portierit.

33’ GOOOL Anglia 1-0/ Zhbllokohet sfida!  Gabim në vendosje i debutuesit Dresheviç dhe është futbollisti i Totenhemit, Uinks ai që del i vetëm përballë portierit Muriç, duke mos e pasur të vështirë ta çojë topin në rrjetë. Goli i parë me fanellën e Anglisë për Uinks! 

26′ Dresheviç provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat!

24′ Rashica provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Pope!

23′ Kosova fiton goditjen e parë nga këndi me anë të Rashicës! Kroson Berisha në shtyllën e parë, devijon Rrahmani me kokë, por topi largohet nga futbollistët anglezë!

16′ Pranë golit Anglia me Stërling, i cili provon me një gjuajtje, por ndalet nga portieri Muriç!

11’ Goditje dënimi për Anglinë dhe në zonën e Kosovës afrohen anglezë të shumtë por del Muriç dhe mbyll pa problem.

7’ Mundësia e parë e artë për Kosovën me anë të Nuhiut i cili merr një krosim në zonë nga Kulolli dhe tenton portën me kokë por ndal portieri në dy kohë.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KOSOVA: Muriç, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Dresheviç, Berisha, Kololli, Celina, Rashica, Nuhiu.

ANGLIA: Pope, Aleksandër-Arnold, Çiluell, Rice, Meguajër, Mings, Uinks, Çambërlein, Hudson-Odoi, Stërling, Kejn.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"