VIDEO/ Ançeloti karikon madrilenët për sfidën me Shaktarin, 62-vjeçari dhuron spektakël me topin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 10:45

VIDEO/ Ançeloti karikon madrilenët për sfidën me Shaktarin, 62-vjeçari dhuron spektakël me topin

Real Madrid do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertën e Shaktar Donjetskut në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e Grupi D në Ligën e Kampionëve.

anceloti

Në prag të sfidës, Real Madrid ka postuar një video të Ançelotit i cili dhe pse në moshën 62-vjeçare nuk nguron të shprehë talentin e tij si ish-futbollit.

Tekniku italian rrëmben topin dhe për disa sekonda bën palexho me të dyja këmbët si një djalë i ri.

Videoja është bërë virale duke karikuar futbollistët e Realit të cilët nuk mund të mos arrijnë suksese me një trajner kaq modern sa Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"