VIDEO/ Ançeloti i plotëson kërkesën e çuditshme tifozit, pamjet pushtojnë rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 19:22

VIDEO/ Ançeloti i plotëson kërkesën e çuditshme tifozit, pamjet pushtojnë rrjetin

Karlo Ançeloti është një personazh i veçantë dhe njihet nga të gjithë si trajner shumë miqësor. Me lojtarët, por edhe me tifozët, siç e vërteton një skenë shumë e veçantë që ka ndodhur gjatë ndeshjes së të dielës të cilën Real Madrid luajti ndaj Atletiko Bilbaos në fushën e kësaj të fundit.

Collage Maker-23-Jan-2023-07.21-PM

Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, një tifoz pas pankinës së madrilenëve, teksa sheh teknikun italian, nuk ngurron t’i kërkojë këtij të fundit një çamçakëz.

Dhe Ançeloti, si gjithmonë i qetë në stilin e tij, nuk ngurron që të afrohet dhe të nxjerrë nga xhepi çamçakëzët, duke ia kaluar tifozit në shkallët e stadiumit.

Videoja ka pushtuar menjëherë rrjetin, duke marrë pëlqime e komente të shumta për mënyrën se si Ançeloti sillej normalisht edhe me tifozët e thjeshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"