Postuar: Tetor 14, 2022 | 12:18
VIDEO/ Alioski i papërmbajtshëm, shqiptari dhuron super asist te goli i ish-sulmuesit të Serisë A
Fenerbahçe ka fituar me shifrat 1-2 ndaj qipriotëve të AEK Larnakës në transfertë, e vlefshme për ndeshjen e katërt në fazën e grupeve të Europa Ligës.
Golat u shënuan nga Zhoao Pedro në minutën e 16′, barazimi i përkohshëm për qipriotët erdhi nga Trickovski në minutën e 52′ me penallti, ndërsa goli i fitores u vulos nga Batshuaji me 11-metërsh në minutën e 80′.
Vendimtar te goli i parë ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, i cili asistoi për ish-sulmuesin e Kaljarit, Zhoao Pedro.
30-vjeçari shqiptar në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Fenerbahçes ka shënuar 1 herë dhe ka asistuar po një herë.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
