VIDEO/ Alegrin nuk e mbajnë nervat! Trajneri i Juves i vërsulet Lautaro Martinez, merr të kuq dhe e nxjerrin nga krahët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2022 | 23:25

VIDEO/ Alegrin nuk e mbajnë nervat! Trajneri i Juves i vërsulet Lautaro Martinez, merr të kuq dhe e nxjerrin nga krahët

Masimiliano Alegrin nuk e kanë mbajtur nervat pas golit të dytë të shënuar në shtesë nga Ivan Perishiç, i cili çoi shifrat në 4-2 për Interin në finalen e Kupës së Italisë.

bandicam 2022-05-11 23-13-06-346

Teknikut italian nuk i pëlqeu festimi i Lautaro Martinez në pankinën zikaltër dhe pas një shkëmbimi batutash iu vërsul lojtarit, duke përfunduar edhe në fushën e lojës me protesta të shumta. Një situatë që çoi gjyqtarin Valeri t’i tregonte menjëherë kartonin e kuq trajnerit të Juventusit.

Ky i fundit u vërsul edhe një herë drejt pankinës së Interit, por këtë radhë ishin lojtarët e tij që e mbajtën nga krahët dhe e shoqëruan drejt tunelit të stadiumit “Olimpico”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"