VIDEO / Albi Doka protagonist, asisti i parë i sezonit afron ekipin me Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 22:54

VIDEO / Albi Doka protagonist, asisti i parë i sezonit afron ekipin me Europën

Albi Doka kthehet përsëri si protagonist në kampionatin kroat dhe paraqitja e tij ka ndihmuar ekipin e Goricës që të kthehet përsëri pretendent për një vend në zonën e Kupave të Europës në sezonin e ardhshëm.

asdasdsd

Gorica luante sot përballë Dragovoljac që mban vendin e fundit në klasifikimin e kampionatit kroat, por pavarësisht dominimit me raste të njëpasnjëshme, e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës në këtë sfidë.

U desh një harkim perfekt i Dokës në minutën e 70 të sfidës që Lovriç me kokë të çonte topin në rrjetë dhe të shënonte golin e vetëm të këtij dueli, me vlerë tre pikësh.


Kështu, Gorica gjendet në kuotën e 25 pikëve, në vendin e 5 në renditjen e kampionatit kroat pas 17 javësh dhe duket se ka lënë pas krizën e fillimit të këtij edicioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"