Video / Alaveshin e De Biazit e ndalin shtyllat, Cebalos shpëton Realin nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 18:32

Video / Alaveshin e De Biazit e ndalin shtyllat, Cebalos shpëton Realin nga kriza

Deportivo Alavesh ka regjistruar sot humbjen e 6 radhazi në kampionat, duke ia vështirësuar disi punën Xhani De Biazit që do të marrë drejtimin e skuadrës në fillimin e javës së ardhshme. Megjithatë, këtë radhë Alavesh mund të cilësohet disi i justifikuar pasi përballë kishte Real Madrid, që kërkonte medoemos tri pikët duke llogaritur se ka lënë shumë të tilla rrugës deri më sot.

real madrid

Cebalos ishte heroi i kësaj ndeshje për madrilenët, duke gjetur dy herë golin në pjesën e parë të ndeshjes ku ai ishte për herë të parë titullar, ndërsa Kristiano Ronaldo goditi dy herë shtyllën në tentativat e tij, pa arritur të dërgonte topin në rrjetë.

Megjithatë, madrilenët ishin me fat që morën tre pikët në këtë ndeshje, pasi dy goditje të zëvendësuesit Pedraza përfunduan në shtyllën e portës së Navas, duke shpëtuar mirë skuadrën e Zidan nga një barazim që do të kishte qenë shumë problematik. Rezultati përfundimtar 2-1 ngjit përkohësisht madrilenët në vendin e katërt në klasifikimin e La Liga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"