VIDEO/ Akuzat e Albpetrolit për gol të parregullt dhe penallti të shpikur nga hiçi, Maliqi publikon pamjet: Humbja nuk justifikohet duke përbaltur të tjerët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 14:29

VIDEO/ Akuzat e Albpetrolit për gol të parregullt dhe penallti të shpikur nga hiçi, Maliqi publikon pamjet: Humbja nuk justifikohet duke përbaltur të tjerët!

Maliqi triumfoi ndaj Albpetrolit me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për “Play-Off”-in e Kategorisë së Dytë. Menjëherë pas ndeshjes, klubi patosarak, fajësoi gjyqtarët dhe klubin mik, për këtë eliminim, që sipas drejtuesve të Albpetrolit ishte me pahir, duke e cilësuar golin e juglindorëve si të parregullt dhe penalltinë in-ekzistente.

Maliqi-Albpetroli

Ndërkohë ditën e sotme nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka reaguar edhe klubi i Maliqit, duke publikuar momentin e golit dhe 11-metërshin e fituar, të cilët patosarakët i kanë quajtur si skandalozë:

REAGIMET E KF MALIQIT:

Po ju postojmë videon e penalltisë qe kundershtaret tanë mundohen ta mohojne duke u justifikuar me te gjitha format.
Duket qarte kontakti apo shtytja qe mbrojtesi patosarak i ben lojtarit tone. Megjithate kushdo mund ta gjykoje vete dhe te nxjere nje perfundim. Kemi dale ne konkluzionin se Albpetroli per te justifikuar humbjet tek tifozet e tyre duke mos fituar prej shume vitesh asnje ndeshje te rendesishme akuzon kundershtaret dhe shpif per gjykimet. U munden brenda nga Berati akuzuan gjykimin. Pati perplasje dhe dhune duke u denuar.

U munden ne Maliq akuzuan gjykimin. Barazuan ne Skrapar ( me dy lojtare me pak Skrapari) akuzuan gjykimin. U munden ne Berat akuzuan gjyqtarin. Dolen barazim ne Patos me ne akuzuan perseri gjykimin. Duhet te luanin ndeshjen ne Maliq sic ishte parashikuar nga rregullorja, u luajt ne fushe asnjeanese, nuk kundershtuam. I mundem me loje dhe rezultat filluan avazin e vjeter, te shpifin dhe akuzojne se kemi fituar penallti te “shpikur”. Shtrohet pyetja: Ne asnje ndeshje te rendesishme nuk keni faj ju si ekip? Apo per te justifikuar punen dhe pergjegjesite duhet te akuzoni, shpifni dhe dhunoni ekipet?


Ja edhe goli tone i pare. Eshte plotesisht i rregullt. Mbrojtesi i djathte i Albpetrolit mban ne loje lojtarin tone .
Bien poshte dhe pretendimet se goli ka qene 4 metra ofside sic justifikohen kundershtaret. Ndaj mos u merrni me gjykimet por me vendosjen e mbrojtesve tuaj qe lene shume per te deshiruar. Secili mund te gjykoje vete . Ne nuk kemi asgje per te fshehur. Humbja nuk justifikohet duke perbaltur te tjeret!!!

AKUZAT E ALBPETROLIT PAS NDESHJES: 

Perfundon Maliqi 2-1 Albpetrol
Albpetrol s’kualifikohet Kur NE u tregojmë padrejtësitë, ju qurrasher dhe kamikaz federatash na tregoni gishtin për video. Shikojeni golin e parë Offside. Çfarë doni me ????? Djersën e çunave në ndeshjen e parë nr Maliq me dy penallti nga Dyrmishi JUAJ, djersën e çunave në ndeshjen në Patos me mohimin e 1 penalltie dhe këtë ndeshje në Librazhd me një gol Offside dhe penallti nga HIÇI e gjetshi në familjet tuaja. Haka e 1 qyteti u rente per pjesë në kokat e kujtdo prej familjarëve tuaja.
Megjithëse ndokujt mund ti dhimbset me shume LULZIM BASHA sesa familja e tij. 
Por, LULIN NUK TA SHAJME JO.

Albpetroli

POSTIMI I TRAJNERIT TË ALBPETROLIT MARIOL MIHO: 

Cuna,e filluam kete vit futbollistik me iden e qarte cfare ishte objektivi yne kryesor.Me deshire dhe plot besim,krijuat endrren tuaj qe do arrinit objektivin ngjitjen ne kategorin e pare,por jua vrane kete enderr dhe ju e dini tashme me se miri se kush,por per fat te keq ne kete nivel ka rene futbolli dhe po shkon ne nje regres shume te madh ku keto palacolleqe behen normale, dhe mos te mari masa asnje.

Ju kam pare sot shume te merzitur,me te drejte,ju kane vjedhur djersen e nje viti te gjithe.Por mos harroni :Jeni rritur shume si ekip,keni bere nje qytet te gjithe te besoj tek ju, keni bere krenar familjet tuaja, dhe e keni arritur kete vetem nga puna e palodhur qe keni bere,dhe mos hiqni dore asnjehere,punoni fort,fort, -dita,dites, jua kam thene kete fraze ne cdo seance stervitore se vetem keshtu cuna do ecni perpara,vetem me pune. Dua t’ju falenderoj sot pafund cuna,nga me i madhi ,e deri tek me vogli,dua t’ju them sot, -“Jam krenar per ju,per ato vlera qe ju mbarteni,jam me fat qe stervita nje grup te tille.”Respekte M.M

mARIOL mIHO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"