Postuar: Gusht 6, 2022 | 16:07
VIDEO/ Aksion model, Milot Rashica asiston në ndeshjen e kampionatit
Noruiçi i Milot Rashicës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Uigan, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Championshipit anglez. Protagonist në këtë duel ishte dhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica, i cili në minutën e 61-të, kontribuoi me asistim në golin e barazimit të shënuar nga Arons. Një aksion model i Noruiçit që u finalizua më së miri.
Vlen të theksohet fakti se miqtë kishin shënuar më herët me Mek Klin. Në dy javët e para të kampionatit Noruiçi ka regjistruar vetëm 1 pikë. “Kanarinat” sezonin e fundit ishin pjesë e Premier Ligës, por nuk mundën të siguronin dot mbijetesën duke zbritur një kategori më poshtë.
SUPER JEU A TROIS POUR MAX AARONS #NCFC pic.twitter.com/8H8jLhL2L5
— Le Football en VOD LXX (@LeFootballenV16) August 6, 2022
PANORAMASPORT.AL
