VIDEO/ Aksion model, futbollisti shqiptar realizon një supergol në Danimarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 14:39

VIDEO/ Aksion model, futbollisti shqiptar realizon një supergol në Danimarkë

Sefer Emini është duke kaluar një formë të shkëlqyer me fanellën e Sonderjyske teksa ka gjetur për herë të parë me këtë ekip rrugën e rrjetës.

EM 1

Mesfushori shqiptar me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, ka realizuar një supergol në ndeshjen e barazuar ditën e djeshme ndaj Vendesyel me rezultatin 2-2.

Në minutën e 16′, mesfushori 22-vjeçar shqiptar, ka dhuruar spektakël me shokun e tij të skuadrës, Frederiksen, të cilët bënë disa kombinime me njëri-tjetrin dhe në fund ishte Emini ai që dërgoi mjeshtërisht topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i tij i parë në Ligën e Parë daneze në katër sfida në këtë aksion, gjithashtu 22-vjeçari numëron edhe një asist me ekipin e tij.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"