VIDEO/ Aksidentohet Françeska Jaçe, shikoni si është kthyer përmbys makina e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 13:55

VIDEO/ Aksidentohet Françeska Jaçe, shikoni si është kthyer përmbys makina e saj

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, e cila pak kohë më parë kishte edhe një lidhje me Albi Dokën është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.

Burimet konfirmuan për Panorama Online se Jaçe po udhëtonte me një makinë BMW kur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, automjeti i saj është përmbysur. Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga dhe nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Mësohet se e reja ishte duke udhëtuar e vetme në automjet. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Françeska ka publikuar të dielën foto dhe video në Instastory-n e saj në Instagram, ku duket në Vlorë, duke drekuar. Nga ora kur ka publikuar Story-n, bie në sy fakti se  xhiron me makinë në qytet, ajo e ka bërë rreth orës 11 të natës, ndërkohë që pas orës 22:00, është e ndaluar qarkullimi dhe dalja e qytetarëve.

 

franceska jace aksident

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

franca1franca2franca3franca4franca5franca6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"