VIDEO/ Aksidenti i frikshëm me 160 km/h, zbulohet gjendja shëndetësore e spanjollit Mark Markez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2021 | 14:17

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm me 160 km/h, zbulohet gjendja shëndetësore e spanjollit Mark Markez

Piloti i MOTO GP, Mark Markez, pësoi ditën e sotme një aksident të frikshëm, teksa u mundua të merrte një kthesë me 160 km/orë, ndërkohë që motori i tij u shkatërrua plotësisht, duke i frikësuar të gjithë për një tragjedi të mundshme.

Marc-Marquez-suffers-a-severe-accident-in-Jerez-training-the

Fatmirësisht, gjendja e 28-vjeçarit pas aksidentit u duk e mirë. Ai u transportua me motor deri afër bokseve dhe më pas eci pak në këmbë. DAZN i drejtoi mikrofonin dhe Marquez u shpreh: “Jam mirë, mirë. U frikësova”. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera, mësohet se spanjolli, ka pësuar vetëm disa shembje në pjesën e qafës dhe shpinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"