VIDEO/ Aksident i frikshëm në Moto GP, piloti spanjoll thyen vertebrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 17:55

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Moto GP, piloti spanjoll thyen vertebrën

Ditën e sotme mbahen në Holandë, provat e para të lira për Çmimin e Madh të Asen në Moto GP.

lorenco

Por, jo çdo gjë ka shkuar siç duhet për pilotin spanjoll të Hondas, Horge Lorenco. Në një moment gjatë provave, Lorenco u rrëzua në kthesën numër 7 të pistës.

Teksa rrëshqiti nga motori i tij, spanjolli u rrëzua në tokë dhe u përplas në tokë. Ai u dërguar menjëherë në spital, dhe pas disa ekzaminimeve, u vu re një frakturë në vertebrën e gjashtë. Me vendim të mjekëve, Lorenco nuk do të lejohet që të zbresë më në pistë gjatë kësaj fundjave, dhe tashmë ai duhet të pushojë e të marrë veten, nga ky aksident i frikshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"