VIDEO/ Aksident i frikshëm, makina e Fernando Alonsos rrotullohet në ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 9:41

VIDEO/ Aksident i frikshëm, makina e Fernando Alonsos rrotullohet në ajër

Fernando Alonso është bërë dje protagonist i një aksidenti të frikshëm gjatë etapës së 10-të të “Rally Dakar 2020”. 

aLONSO5

Makina Toyota e pilotit spanjoll është rrotulluar dy herë në dunat e shkretëtirës arabe, por për fat të mirë ish-piloti i Formulës 1 si dhe kolegu i tij Mark Koma nuk patën asnjë pasojë shëndetin, pasi makina u rrotullua në mënyrë spektakolare dhe përfundoi sërish me goma në rërë.

Dy pilotët më pas vijuan normalisht garën, por ky incident u kushtoi shumë, pasi makina e tyre kishte nevojë për ndihmë teknike, duke bërë që Fernando Alonso ta përfundojë garën në vendin e 35-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"