VIDEO/ Aksident horror në Formula 1, makina e djalit të Shumaker përfundon e ndarë në dy pjesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 17:55

VIDEO/ Aksident horror në Formula 1, makina e djalit të Shumaker përfundon e ndarë në dy pjesë

Një aksident horror me protagonist Mik Shumaker ka ndodhur në garën e sotme të Formula 1, në Çmimin e Madh të Montekarlos.

45345

Piloti ka humbur kontrollin e makinës së tij për shkak të pistës së lagur nga reshjet e dendura të shiut që u bënë shkak për shtyrjen e fillimit të garës dhe është përplasur me një nga muret mbrojtëse.

Makina e tij ka përfunduar e ndarë në dy pjesë, por fatmirësisht për Shumaker ai arriti të dilte pa problem nga makina dhe është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"