VIDEO/ “AIR TIRANA”, Majkëll Ngo ndëshkon Laçin dhe shtyn bardheblutë drejt titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:33

VIDEO/ “AIR TIRANA”, Majkëll Ngo ndëshkon Laçin dhe shtyn bardheblutë drejt titullit

“Air Tirana”… Jo vetëm sepse golin e bëri një anglez nga ajri (Ngo me kokë), por sepse në impiantin e ri “Air Albania” bardheblutë nuk dinë të ndalen. “Banda” e Egbosë gjunjëzoi edhe Laçin (1-0), që për hir të së vërtetës i bëri të vuajnë kryesuesit.

Tirana-Laci

Deri në minutën e 73-të ekipi i Cungut luftoi mirë dhe shfaqi personalitet në fushë, duke e kapur shpesh herë edhe të pavendosur mirë skuadrën vendëse, por më pas u desh një korsim i Dokës nga e djathta dhe Ngo nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë. Natyrisht, edhe dalja e gabuar e portierit mik, Stazhilla, ishte një ndihmë për bardheblutë në atë moment. Mungesa e Nuabuezes i penalizoi jo pak miqtë.

Laci goli i pesuar

Laçianët treguan edhe një herë se janë një kockë e fortë për këdo, por nga ana tjetër janë shumë të varur nga golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ndërkaq, Tirana vazhdon të marshojë edhe kur nuk shkëlqen në fushë, por titulli fitohet pikërisht me fitore si këto.

Tirana festa e golit

Fakti që bardheblutë nuk dorëzohen kurrë dhe një pjesë të madhe të golave nën drejtimin e Egbosë i kanë shënuar pikërisht pas minutës së 70-të, tregon jo vetëm përgatitjen e lartë fizike, por edhe një vetbesim kampionësh. Kjo ishte fitorja e 16-të në kampionat dhe Tirana arrin në kuotën e 53 pikëve, duke shtuar ndjeshëm presionin te Kukësi dhe Partizani që e ndjekin. Me siguri, populli bardheblu bën tifo për Skënderbeun e Ilir Dajës sot kundër Kukësit.

FT: TIRANA-LAÇI 1-0

Ngo 73′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Kobina shpërthen bukur nga e djathta, shmang në mënyrë fantastike Selmanin, por në fund ndalet nga Ignjatoviç, i cili largon rrezikun në këndore.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Majkëll Ngo, në vend të tij Edon Hasani.

85′ Tjetër zëvendësim te Laçi, largohet Regi Lushkja, vendin e tij e zë Donald Rapo.

80′ Zëvendësim te Laçi, largohet sulmuesi Jomba, vendin e tij e zë Marku.

79′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa, vendin e tij e zë Sidibe.

75′ Pranë golit të dytë bardheblutë. Kobina dhuron spektakël nga e djathta, futet bukur në zonë, provon të godasë, por topi ndalet me këmbë nga Stazhilla.

73′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida. Majkëll Ngo kalon në avantazh bardheblutë. Pas harkimit të Dokës, sulmuesi përfiton nga dalja e gabuar e Stazhillës, duke goditur saktë me kokë. 

67′ Muça për pak sa nuk i dhuron një gol kurbinasve. Kapiteni pason një top të diskutueshëm te Lika, për pak sa nuk përfiton sulmuesi i Laçit, largon në vështirësi gardiani bardheblu.

65′ Zëvendësim te Tirana, largohet Ismajlgeci, vendin e tij e zë Grent Halili.

60′ Stazhilla ndëshkohet me kartonë të verdhë për vonesë të lojës.

50′ Rrezikshëm Tirana në këto minuta, Kobina provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi shkon drejt e në duart e portieritm Stazhilla.

48’ Tirana e nis shumë agresive pjesën e dytë. Një top i Bathës në qendër nga e majta, largohet nga mbrojtja, me bardheblutë që pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Pranë golit Laçi, me anë të Selmanit, që provon me kokë, por gjaujtja e tij, devijohet nga Ngo.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Kobinah nuk arrin të përfitojë nga një pasim në qendër për të rrezikuar portën e miqve, duke lënë që topi të kalojë te Stazhilla.

35′ Goditje dënimi për Tiranën. Provon Kobina, por topi devijohet në kokën e Xhxihës dhe shkon në këndore.

30′ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës.

28′ Mundësi ideale për Laçin. Deliu harkon topin në zonë nga goditja e dënimit në krahun e majtë. Topi devijohet nga futbollisti Ignjatoviç me kokë, topi përplaset në shtyllë.

22′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin, me anë të Xhixhës i cili futet bukur në zonë, provon me të djathtën, por gjuajtja shkon jashtë kuadratit.

19’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta në zonë e Laçit, Stazhilla detyrohet të dalë dhe të grushtojë topin.

18′ Kobina lëviz bukur dhe lëshon një të majtë kërcënuese, por topi ndalet në vështirësi nga portieri Stazhilla.

14’ Aksion nga krahu i djathtë për Laçin. Fangaj pason në qendër për Xhixhën i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin e Ilion Likës.

10′ Mundësi ideale për skuadrën e Laçit, Xhixha asiston bukur për Grecen, ky i fundit provoi të harkonte një top të rrezikshëm në zonë, por gaboi, pasi nuk serviri për askënd.

5′ Tirana shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, duke kërkuar në thellësi Ngonë dhe Kobina, por të vendosur mirë mbrojtësit e Laçit.

1′ Ka nisur sfida në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Ismajgeci, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Lushkja, Deliu, Xhixha, Greca, Jomba. Trajner: Armando Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"