VIDEO/ Afrime tek Skënderbeu, mesfushori: Ja pse zgjodha këtë klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 15:35


VIDEO/ Afrime tek Skënderbeu, mesfushori: Ja pse zgjodha këtë klub

Skënderbeu prezantoi blerjen më të re nga Shkupi. Klubi afroi Ramin Aliin për të përforcuar organikën për pjesën e mbetur të sezonit. Në një konferencë për shtyp mesfushori u shpreh i lumtur për këtë lëvizje si dhe tregoi arsyen përse iu bashku korçarëve.

ramin

Karrriera

“Kam qenë tek të rinjtë e Shkëndijës dhe pastaj tek klubi i Shkupit, ku kam luajtur disa ndeshje. Firmosja me Skënderbeun mendoj se është një hap i mirë për të ardhmen time. Shpresoj të eci mirë.”

Kontrata

“Kam firmosur një kontratë dy vjeçare dhe të shohim pastaj.”

Pozicioni në fushë

“Luaj mesfushor me këmbën e majtën në të gjithë pozicionet e mesfushës. Për ndeshjen e nesërme vendos trajneri.”

Përse Skënderbeun?

“Projekti dhe fakti që luajnë lojtarë të rinj. Mendoj se mund të bëj diçka këtu. Këtu gjej Bekim Rexhepin dhe Leart Sadriun. Të dy kanë luajtur tek Shkëndija e Tetovës.”

PANORAMASPORT.AL