VIDEO/ AF Luftëtari denoncon arbitrin nga Shkodra: Ishte skandaloz, u mbush kupa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 21:57

VIDEO/ AF Luftëtari denoncon arbitrin nga Shkodra: Ishte skandaloz, u mbush kupa…

AF Luftëtari u mposht ditën e sotme nga Labëria me rezultatin 3-0 në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi gjirokastrit dënoncon arbitrin kryesor, shkodranin Bekris Dragusha.

LUFTETARIII

Sipas drejtuesve të klubit gjirokastritë, gjykimi në duelin e zhvilluar në Nartë ishte skandaloz, teksa pretendohet se Dragusha ka hedhur baltë mbi fanellën bluzi me vendimet e parë. Kësisoj AF Luftëtari e ka shpallur “non grata” arbitrin shkodran, teksa nuk dëshiron që ky arbitër të vendosë më drejtësi në ndeshjet e skuadrës gjirokstrite.

AF Luftëtari pretendon në këtë duel për një penallti të padhënë, teksa gjyqtari Dragusha ka ndëshkuar me karton të verhë për simulim futbollistin e skuadrës gjirokstrite si dhe për një gol të anluar në minutën e 33-të

PENALLTIA E PRETENDUAR E AF LUFTËTARIT:

GOLI I ANULUAR NË MINUTËN E 33-TË:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"