VIDEO/ Abazaj dhe Rroca protagonistë në 3 golat e Istanbulsporit, dy ish-lojtarët e Kukësit shkëlqejnë në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 17:00

VIDEO/ Abazaj dhe Rroca protagonistë në 3 golat e Istanbulsporit, dy ish-lojtarët e Kukësit shkëlqejnë në Turqi

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca ishin protagonistët absolutë të Instambulsporit, në fitoren 3-0 të këtyre të fundit ndaj Eskisehirsporit.

ABAZAJ, RROCA

Abazaj kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 21, teksa pas një krosimi nga Gok, lëviz bukur në zonë dhe me një gjuajtje fluturimthi e dërgon topin në rrjetë. Rroca ishte protagonist te goli i dytë, por edhe te i treti.

Në minutën e 63’, ish-mesfushori i Kukësit, lëshon një pasim të bukur për Diuf, duke e nxjerrë këtë të fundit të vetëm me portierin, ku nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Në 89’, ishte Rroca që shfaqet i vetëm përballë portierit, por ky i fundit e ndal në mënyrë të parregullt dhe arbitri akordon penallti, e cila kthehet në gol nga Ergun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"