VIDEO/ 9 gola në 4 ndeshje, Dortmundi dështon ndaj Leverkusenit. Ja të gjitha rezultatet në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 22:30

VIDEO/ 9 gola në 4 ndeshje, Dortmundi dështon ndaj Leverkusenit. Ja të gjitha rezultatet në Bundesligë

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 17-të në këtë kampionat.

DORTMUNDI

Dortmundi ka dështuar sërish, teksa është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Leverkueseni në transfertë. “Aspirinat” kaluan të parët në avantazh më anë të Diabi në minutën e 14’, ndërkohë që verdhezinjtë barazuan në minutën e 67’ me Brandt. Megjithatë ky barazim zgjati vetëm 13 minuta, pasi Virc kaloi në avantazh Leverkusenin në minutën e 80’,  të cilin e mbajtën deri në fund.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Gladbahu mposhti 1-0 Verder Bremenin, Hofeneimi triumfoi 0-3 ndaj Hertës së Berlinit, ndërsa volfsburgu mposhti 2-0 Maincin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"